“Çmendet” Shkodra dhe kryebashkiaku, Benet Beci… Dalin rrugëve! (foto)
Sot qyteti i Shkodrës kaloi në festë dhe “tërbim” rrugëve, sepse mposhten kryesuesen e kampionatit shqiptar të futbollit, Egnatian, e cila mbetet në krye të klasifikimit. Stadiumi i Shkodrës ishte tejmbushur sot. Kryebashkiaku Benet Beci kishte bërë thirrje para ndeshjes që krejt Shkodra të ishte në stadium, dhe ashtu ndodhi.
Benet Becin nuk e mbante vendi derisa u shënua goli i fitores nga shkodranët në minutën e 54 nga Gruda. Me pas Beci dhe stadiumi nuk ndalonte së kënduari.
Pas fitores Beci shkruan: “Një fitore fantastike e Vllaznisë, një dhuratë për qytetin dhe tifozët e mrekullueshëm në këtë 105 vjetor!”- përfundon Benet Beci.
Me pas rrugët u mbushën dhe kudo dëgjohej kori i tifozave që fituan ndaj kryeses së kampionatit.
Shkodra pas fitores së Becit po njeh suksese në investime dhe rregullimin e jetës nga pak e përditë, por shkëlqimi duket edhe në futboll.