“Çmenduri”, Interi buxhet 150 milionë euro për merakton e janarit
Skuadra e Interit pritet që gjatë merkatos së janarit të bëjë 3 blerje të bujshme për tu ngjitur në 3 vendet e para në Serie A që do të thotë pjesëmarrje në Champions League.
Nën drejtimin e pronarëve të rinj kinezë, zikaltërit nuk do e kenë problem të bëjnë shpenzime të ‘çmendura’ pasi gjatë janarit është planifikuar një fond prej 150 milionë eurosh, shkruan ‘TutoSport’.
Stefano Pioli do të tentojnë të blerë mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez për të cilin priten të shpenzohen plot 60 milionë euro.
Në planin e dytë është Marco Verrattin për të cilin do t’i ofrojnë 40 milionë euro francezëve të PSG-së.
Gjithashtu zikaltërit priten që 50 milionë euro të shpenzojnë për mesfushorin e Fiorentinës, Federico Bernardeschin dhe mbrojtësin e Benficas, Victor Lindelof.
KOHA JONË SONDAZH

