Çmenduri nga Arabia, Al Hilal ofron 400 milionë euro për Yamal

Historia mund të përsëritet për Barcelonën, por këtë herë në përmasa edhe më të mëdha. Pas shitjes rekord të Neymar-it në vitin 2017 për 222 milionë euro, që mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, katalanasit mund të përballen me një tjetër ofertë marramendëse.

Sipas mediave ndërkombëtare, Al Hilal nga Arabia Saudite ka ofruar plot 400 milionë euro për kartonin e supertalentit Lamine Yamal, duke u përpjekur të tundojë Barcelonën me një shumë që do të thyente çdo rekord ekzistues në merkato.

Klubi saudit, i njohur për investimet e mëdha në yje të futbollit botëror, i ka përgatitur 17-vjeçarit një kontratë 7-vjeçare, që do ta kthente atë në një nga futbollistët më të paguar në botë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, përgjigjja nga Camp Nou ka qenë e prerë. Burime pranë klubit kanë deklaruar se: “Lamine Yamal nuk është në shitje. Është pjesë e së ardhmes së Barcelonës.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht refuzimit zyrtar, një ofertë e tillë ka tronditur ambientin katalanas. Drejtuesit e Barcelonës e dinë se presioni ekonomik është i madh, por gjithashtu janë të vetëdijshëm se Yamal, tashmë një titullar në ekipin e parë dhe simbol i akademisë “La Masia”, përfaqëson të ardhmen e klubit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?