Çmenduria kineze, Ibrahimovic injoron 120 milionë paund për Anglinë
Zlatan Ibrahimovic do të injorojë një shumë marramendëse 120 milionë paund nga Kina për të qëndruar edhe një vit në kontratë me Manchester Junajdid.
Shuma është totalisht e cmendur. Duket se Kina po bëhet një rrezik potencial i klubeve të futbollit në Europë duke thithur nga dita në ditë yje të mëdhenj në futbollin aziatik.
Rasti i fundit është idea e qeverisë kineze të futbollit për të marrë Ibrën në Kinë dhe për ta kthyer në imazh të super ligës kineze.
Ata kishin tentuar edhe një vit më parë, kur atij i ofruan 56 milionë paund, por suedezi nuk pranoi.
Tashmë ndodh e njëjta histori vjen një megaofertë por sërish Zlatan, të paktën deri në këto momente preferon të luaj në Angli.
35 vecari dhe M.United, janë gati të rinovojnë edhe për një vit kontratën midis njëri- tjetrit.
Këtu kanë luajtur rol edhe golat e shënuar 16 në 25 takime me djajtë e kuq në sezonin e parë natyrisht është një statistikë shumë e mirë.
Por kinezët po shtojnë ofertën cdo ditë për Ibrën, dhe lëvizja e fundit e brazilianit Oscar në Shangai me shifrat e 52 milionë paund, tregon qartë që ata janë të vedosur për të kthyer futbollin kinez në një ndër ligat më interesante.
KOHA JONË SONDAZH

