Como i shkakton humbjen e parë sezonale Napolit të Allegrit

Como ka arritur një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Napolin 2-1 në javën e dytë të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas zhvilloi një ndeshje të zgjuar dhe mori tre pikët në një nga sfidat më të forta të kësaj jave.

Como e nisi takimin me shumë qarkullim topi dhe në minutën e 17-të gjeti avantazhin. Baturina finalizoi aksionin pas asistit të Diao, duke kaluar miqtë në epërsi. Napoli reagoi në minutën e 30-të, kur Rasmus Højlund realizoi një gol spektakolar për të rikthyer baraspeshën.

Por festa e vendasve zgjati vetëm katër minuta. Një gabim i Napolit në ndërtimin e aksionit u shfrytëzua nga Douvikas, i cili shënoi golin e dytë për Comon dhe atë që rezultoi vendimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Napoli tentoi të reagonte në pjesën e mbetur të ndeshjes, por nuk arriti të gjente golin e barazimit. Me këtë rezultat, Como merr një fitore prestigjioze në transfertë, ndërsa Napoli i Allegrit pëson humbjen e parë të sezonit në kampionat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?