Como mund me përmbysje Romën dhe ngjitet në vendin e katërt

Roma u mposht me rezultatin 2-1 në transfertë nga Como  në ndeshjen e javës së 29-të të Serie A, e zhvilluar në stadiumin Stadio Giuseppe Sinigaglia.

Skuadra e Gasperinit kaloi e para në avantazh që në minutën e 7-të, kur Donyell Malen realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë, vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan shifrat në minutën e 59-të me golin e Anastasios Douvikas.

Një moment kyç i takimit erdhi në minutën e 65-të, kur futbollisti i Romës Wesley u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u larguar nga fusha dhe duke lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Como përfitoi nga epërsia numerike dhe gjeti golin e fitores në minutën e 79-të me anë të Diego Carlos. Pas këtij triumfi, Como ngjitet në kuotën e 54 pikëve dhe renditet në vendin e katërt në kampionat, ndërsa Roma mbetet me 51 pikë në vendin e gjashtë të renditjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?