Conceicao flet për afrimin e mundshëm të Bernardo Silvës te Juventusi
Anësori portugez i Juventus, Francisco Conceição, doli sot në konferencë për shtyp ku foli për momentin e skuadrës bardhezi, por edhe për një temë të nxehtë të merkatos: interesimin e mundshëm për bashkëkombësin e tij, Bernardo Silva.
Futbollisti i Manchester City pritet të largohet në fund të sezonit nga skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, ndërsa emri i tij prej kohësh lidhet me Juventusin.
I pyetur nëse do t’i këshillonte Bernardos kalimin në Torino, Conceição u shpreh: “E njoh shumë mirë Bernardon dhe e di sa i fortë është, por nuk kemi folur për këtë temë. Nuk e di nëse Juventusi do të dojë ta blejë, por nëse do të më pyesë diçka do t’i them se Juventusi është një klub i madh dhe këtu duam të fitojmë. Çdo skuadër në botë do të donte ta kishte Bernardo Silvën”.
KOHA JONË SONDAZH

