Conceicao: Interi i fortë, por futemi në fushë për fitore!

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Interin, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Strategu portugez deklaroi se derbi është një ndeshje e rëndësishme dhe skuadra e tij do të futet në fushë me një qëllim, për të marrë fitoren.

“Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Interi është një skuadër e fortë, por ne do të futemi në fushë për të arritur atë që duam, fitoren.

Sa i përket talentit dhe cilësisë, Leao është një nga më të mirët në botë. Megjithatë duhet të evoluojë, diçka që nuk e ka bërë deri tani. Ai duhet të ketë qëndrueshmërinë, për të shënuar 20 gola në sezon, përveç asisteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi pa Lautaron? Edhe ne kemi mungesa të rëndësishme si Loftus-Cheek. Ata kanë një skuadër të madhe”, deklaroi Conceicao. Derbi Milan-Inter do të luhet të nesër në orën 21:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?