Conceiçao mbetet zyrtarisht te Juventusi, ja si sakrifikoi 6 mln euro për bardhezinjtë

Francisco Conceicao do të vazhdojë karrierën te Juventusi. Sipas asaj që shkruajnë mediat portugeze, pas një marrëveshjeje të arritur mes klubit torinez dhe Portos, ka qenë vetë lojtari ai që ka zhbllokuar përfundimisht tratativën duke hequr dorë nga 6.4 milionë euro, shuma që përfaqësonte 20% të kartonit të tij, pjesë e të cilës ishte në pronësi të vetë futbollistit.

Në këtë mënyrë, marrëveshja mbyllet për një shumë totale prej 32 milionë eurosh, të cilat Juventusi do t’i paguajë në katër këste. Shuma është pak më e ulët se klauzola prej mbi 30 milionë euro që skadoi mesnatën e kaluar – me kërkesën e Juves për ta paguar me këste dhe duke shtuar edhe 8 milionë eurot (plus 2 milionë bonus për kualifikimin në Champions) të paguara për huazimin sezonin e kaluar, operacioni i plotë arrin në një total prej 42 milionë eurosh.

Media portugeze kishte sinjalizuar optimizëm orët e fundit, por theksonte se transferimi duhej të zyrtarizohej vetëm pasi Conceição të firmoste një dokument ku hiqte dorë nga e drejta për të përfituar përqindjen e kartonit të tij, një kusht thelbësor për miratimin e transferimit nga FC Porto. Firma ka mbërritur tashmë dhe trajneri Igor Tudor, i cili e vlerëson shumë 22-vjeçarin, do ta ketë në dispozicion edhe për sezonet e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, në arritjen e marrëveshjes kanë ndikuar marrëdhëniet e mira mes Juventusit dhe Portos, si dhe ndërmjetësimi i agjentit Jorge Mendes. Vlera e lojtarit kishte arritur zyrtarisht në 45 milionë euro pas skadimit të klauzolës, por në fund “Zonja e Vjetër” ka arritur ta mbyllë me një zbritje prej disa milionësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Conceiçao mbetet zyrtarisht te Juventusi, ja si sakrifikoi 6 mln euro për bardhezinjtë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?