Conference League/ 4 skuadra shqiptare kërkojnë sot kalimin për në fazën tjetër

4 skuadra shqiptare nga shtatë që konkurrojnë në turin e dytë kualifikues të Conference League, do të zbresin sot në fushën e lojës. Në orën 17:00, Drita do të luajë me islandezët e Breidablik, pas suksesit 2-1 në trasfertë në ndeshjen e parë.

Në 18:00, Struga luan në trasfertë me armenët e Pjunik Jerevan dhe niset nga avantazhi 2-1.

Në orën 20:00 do të jetë radha e Ballkanit në fushën e Hamrun, pas barazimit 0 me 0 në ndeshjen e parë. Pas tyre luan edhe Deçiçi. Skuadra shqiptare e Tuzit niset nga suksesi 2-0 kundër Dinamo Batumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të enjten është radha e Llapit, Egnatias dhe Partizanit që të zbresin në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?