Conte debuton me fitore, Interi shkatërron Leccen dhe merr kryesimin (VIDEO)

Antonio Conte e ka nisur me një fitore spektakolare 4-0 ndaj Lecces sezonin e ri në Seria A, duke u ngjitur në vendin e parë edhe falë golaverazhit më të mirë.

Zikaltrit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke zhbllokuar ndeshjen që në minutën e 4-t me Marcelo Brozovic, i cili shënoi një super gol. 3 minuta më pas Sensi arrin të dyfishojë rezultatin.

Në fraksionin e dytë, Lukaku arrin që të zhbllokohet duke shënuar golin e parë me fanellën e Interit. Miqtë në minutën e 76-të, mbetën me një lojtar më pak pas largimit të Farias me karton të kuq, ndërkohë që Candreva shënoi një gol shumë të bukur 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt me një gjuajtje nga 35 metra. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?