Conte del kundër Interit për transferimin e Marash Kumbullës
Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Serie A, teksa janë të shumta skuadrat që kanë shfaqur interesim konkret për shërbimet e tij. Një nga këto klube është edhe Interi, me zikaltërit që e pëlqejnë shumë shqiptarin dhe drejtuesit po përpiqen ta afrojnë në skuadrën e tyre.
Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të afruar Kumbullën, pasi e shohin si një investim të mirë për të tashmen dhe të ardhmen.
Megjithatë kundër afrimit të shqiptarit, sipas burimit të sipërpërmendur ka dalë trajneri Conte, i cili dëshiron afrime të tjera në skuadër. Tekniku italian pëlqen shumë mbrojtësin e Totenhemit Jan Vertongen dhe dëshiron të marrë atë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, jo Kumbullën. Drejtuesit zikaltër nga ana tjetër janë më të interesuar për mbrojtësin.
Verona ka qenë e qartë në kërkesën e saj, presidenti Setti kërkon 28 milionë euro plus 7 bonus, me një total që shkon në 35 milionë europ. Dy futbollistët e rinj Salcedo dhe Dimarco mund të përdoren në këtë operacion për të ulur çmimin.
Gjithashtu ka mospërputhje mendimi edhe për objektiva të tjerë mes trajnerit dhe drejtuesve të Interi, teksa thuhet se drejtuesit po punojnë të afrojnë Sandro Tonalin e Brescias, ndërsa Conte dëshiron Arturo Vidal nga Barcelona.