Conte dhe Hazard shpallen trajneri e lojtari i muajit tetor
Chelsea bëri një paraqitje fantastike gjatë muajit tetor, duke arritur 4 fitore në aq ndeshje, duke shënuar 11 gola dhe duke mos pësuar asnjë.
Pikërisht ishte muaji kur Conte vendosi të aplikojë skemën 3-4-3 pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në sfidën e fundit të muajit shtator.
Për këtë ecuri pozitive të skuadrës, Antonio Conte dhe Eden Hazard janë shpallur respektivisht, trajneri më i mirë dhe lojtari më i mirë i muajit tetor.
Ky është trofeu i parë personal për Conten në Angli, ndërkohë që më parë e ka fituar 3 herë trofeun “Trajneri i vitit” në Itali pas sukseseve me Juventusin.
KOHA JONË SONDAZH

