Conte ende në dyshim për Lukakun, Belgjika e grumbullon në kombëtare

Interi u detyrua t’i luajë dy ndeshjet e fundit Romelu Lukakun. Një problem muskulore në aduktorët e kofshës së majtë e detyroi “bomberin” belg të humbiste fillimisht Parmën në kampionat dhe më pas Real Madridin në Ligën e Kampionëve. Tani trajneri Conte por pret nëse 27-vjeçari do të kthehet për ndeshjen me Atalantën, që do të zhvillohet të dielën, në Bergamo.

Ndërkohë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, e ka përfshirë Lukakun në listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet e nëntorit.

“Djajtë e Kuq” do të luajnë tri sfida gjatë dy javëve të ardhshme: miqësoren kundër Zvicrës dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Anglisë dhe Danimarkës. Trajneri spanjoll i Belgjikës mendon se mund ta llogarisë sulmuesin titullar në dy ndeshjet e Nations League.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm disa ditë më parë, duke folur për Sky, administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta, kërkoi që ekipet kombëtare të ishin më të kuptueshme ndaj klubeve në një moment kaq delikat dhe në një sezon kaq të ngjeshur me ndeshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?