Conte i bën “zbor” Lukakut, belgu: Këtu është e vështirë!
Romelu Lukaku ka gjetur trajnerin që dëshiron: Ai është Antonio Conte. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Otro”, Lukaku është ulur në divan duke folur për stërvitjet e para në klubin zikaltër: “Është e vështirë, mik”.
Sulmuesi zikaltër ka mbërritur në Milano pas një telenovele tqë ka zgjatur dy muaj me Manchester United, ku është stërvitur keq ose aspak. Në miqësoren e parë është prezantuar me 4 gola, por e ka bërë ndaj një ekipi amator. Conte ka provuar që ta sjellë në kondicionin më të mirë të mundshëm për ta pasur të gatshëm për ndeshjen e parë të kampionatit me Lecce-n dhe në top formë në derbin e 15 shtatorit.
“Në Angli punohet shumë, por këtu është shumë e vështirë. Qyteti është i bukur, por kjo nuk më intereson. Nuk kam ardhur për të bërë xhiro në qytet, por për të ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat”, deklaroi Lukaku. /R.Lika-Koha Jone/