Conte: Interin tani e kanë frikë, na mungon vetëm instinkti vrasës
Interi mori vetëm një pikë kundër Atalanta, edhe pse ia doli të shënonte i pari. Trajneri Antonio Conte, pas ndeshjes deklaroi: “Nuk na mungonte karakteri, por ishte rezultati me Real Madrid që pati ndikimine vet. Bëmë të njëjtën gjë kundër Atlanatës, një tjetër skuadër e fortë.
Edhe ata e kishin të vështirë të përballeshin e ne. I kishim mundësitë për ta vrarë ndeshjen, por po na mungon ai instinkti vrasës për të marrë rezultatet që meritojmë. Në fund pastaj dolëm barazim”.
Për Sky Sport Italia ai shton: “Duhet të marrim parasysh edhe pikat e fortë të Atalantës. Fakti që flitet për Interin dhe njerëzit presin shumë prej tij, do të thotë që në hapësirën e një viti njerëzit kanë mësuar ta kenë frikë Interin. Kemi ardhur edhe në të shkuarën në Bergamo dhe nuk kemi pasur frikë aspak”.
“Kushdo që është në humbje do të bëjë ndryshime dhe do të hidhet i tëri në sulm. Kjo e bën më të vështirë leximin e lojës dhe të gjitha planet dalin jashtë loje. Sikurse u them djemve, ne mund të përgatitim një ndeshje por ka situata të ndryshme që krijohen në lojë.
Një trajner mund të bëjë shumë, por lojtarë që janë në fushë duhet të dinë si të përshtaten me situata të ndryshme. Kur pësuam golin e humbëm totalisht Ne nuk arrijmë ta kuptojmë që ndonjëherë planet duhet të ndryshojnë dhe duhet të bëjmë më shumë se sa ishim duke bërë”.