Conte kërkon lojtar me muskuj, piketon “bishën” e Wolves
Tottenham është duke menduar për të transferuar një nga futbollistët më të spikatur te Wolverhampton Wanderers, Adama Traore. I cilësuar si një “bishë” e vërtet nga forca fizike, ka rënë në syrin e trajnerit Conte, i cili dëshiron futbollistë edhe me muskuj.
Gjatë verës u arrit një marrëveshje mes të dyja skuadrave, por në fund nuk u finalizua transferimi i tij në Londër. Conte e shikon Traore si një futbollistë të ngjashëm me karakteristikat e Victor Moses.
Në ditët në vijim Tottenham mund të bëjë një ofertë zyrtare te Wolves, për t’i dhënë mundësinë “Spursave” që të shtojnë armatën e tyre në fazën e sulmit dhe për t’i dhënë një dorë Harry Kane, i cili këtë sezon nuk po arrin që të gjejë formën e tij të dikurshme. /R.Lika-Koha Jonë/