Conte: Kjo është arsyeja e humbjes në derbi përballë Juventusit
Antonio Conte e pranon se skuadra e tij duhet të punojë shumë për të arritur nivelin e bardhezinjve.
Pas humbjes 2-1 në derbi ndaj Juventusit, trajneri i Interit, nuk kurseu elozhet për lojtarët zikaltër.
“Juventusi është i një kategorie tjetër në të gjitha pikëpamjet, ne po tentojmë të ngushtojmë këtë hendek. Ishte një sfidë e ekuilibruar, por edhe në këtë ndeshje përdorën të gjithë artilerinë e rëndë dhe aftësinë për t’i menaxhuar si duhet të tilla sfida. Ne duhet të rritemi. Gjithsesi, jam krenar për atë që bënë djemtë e mi. Komplimente edhe atyre, por duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë të punojmë”, tha fillimisht Conte.
Dëmtimi i Sensit: “Mendoj se e paguam dëmtimin e Sensit, sidomos në momentin që doli, sepse e humbëm fillin e “fjalimit”. Pjesën e dytë nuk e nisëm mirë, por më pas gjithçka ishte e ekuilibruar. Mund të shënonin të dyja skuadrat, por e bënë ata. Ne i patëm rastet tona.”
Asnjë fitore kundër Juves: “Në përvojat e mia të kaluara kam humbur gjithmonë kundër Juventusit dhe sot më ndodhi edhe me Interin.”