Conte kundër Spallettit, deri tani bilanci është 1-0 për strategun e Napolit

Sa herë janë përballur në karrierë dy trajnerë me eksperiencë si Luciano Spalletti dhe Antonio Conte? Në pamje të parë duket se duhet të jenë shumë herë, por realiteti është krejt ndryshe. Në Serie A ekziston vetëm një përballje e drejtpërdrejtë mes tyre dhe ajo daton vetëm një muaj e gjysmë më parë: Napoli–Juventus 2-1, ndeshja e fazës së parë të këtij kampionati.

Duke zgjeruar kërkimin, gjendet edhe një tjetër precedent, por jashtë statistikave zyrtare: më 29 korrik 2017, në një turne veror në Singapor, Interi i Spallettit mposhti Chelsea-n e Contes me rezultatin 2-1. Ekziston edhe një episod më i largët, kur Conte ishte zëvendës-trajner te Siena: më 2 tetor 2005, Siena fitoi 3-2 në “Olimpico” ndaj Romës së Spallettit, me gol vendimtar të Colonnese në minutën e 90-të.

Një situatë mjaft e pazakontë për dy profesionistë me karrierë kaq të gjatë (Spalletti afro 67 vjeç, Conte 56), por kjo shpjegohet edhe me faktin se të dy kanë drejtuar Kombëtaren italiane dhe kanë punuar për disa vite jashtë vendit: Spalletti në Rusi dhe Conte në Premier League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spalletti kundër Napolit

Swiss Digital Mobile Reklama

Bilanci i Spallettit ndaj Napolit është përgjithësisht pozitiv:

Ndeshje të luajtura: 18

Fitore: 8

Barazime: 5

Humbje: 5

Humbja e fundit ishte pikërisht ajo e këtij sezoni. Më herët, në sezonin 2018-19, Interi i Spallettit u mposht rëndë 4-1 nga Napoli i Ancelottit, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në “San Siro”. Ndërsa një nga fitoret më të bujshme të Spallettit ndaj Napolit daton në sezonin 1997-98, kur Empoli i tij triumfoi 5-0.

Conte kundër Juventusit

Më befasues është bilanci i Antonio Contes kundër Juventusit, klubit me të cilin ai fitoi tre tituj kampion si trajner. Statistikat janë negative:

Ndeshje të luajtura: 11

Fitore: 3

Barazime: 2

Humbje: 6

Deri një vit më parë, Conte kishte vetëm një fitore ndaj Juventusit, atë me Interin më 17 janar 2021 (2-0). Dy fitoret e fundit kanë përmirësuar disi bilancin, por ai mbetet ende negativ.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?