Conte me një ide të re në mesfushë, kërkon mesfushorin e Chelsea-t
N’Golo Kante ka humbur pak nga fama ndërkombëtare që kishte fituar kur luante te Leicesteri, te Chelsea me Conten trajner dhe me Francën. Sipas “Gazzetta dello Sport”, lojtari i bluve të Londrës është shndërruar objektiv kryesor i Interit, që po kërkon një emër të rëndësishëm, i cili do t’i shtonte shumë më tepër përvojë mesfushës.
Conte dëshiron të ketë nën urdhrat e tij një lojtar më të gatshëm për të fituar, sikurse është francezi. 29-vjeçari duket gjithnjë e më pak i paprekshëm në Chelsea dhe këtë vit e mbylli sezonin pa mbërritur as 30 paraqitje, për shkak të disa problemeve fizike, që e penguan të kishte vazhdimësi.
Në bisedimet mes Interit dhe Chelsea-t mund të përfshihet gjithashtu Emerson Palmieri, përforcimi i preferuar i zikaltërve për krahun e majtë, sikurse njofton këtë herë “Corriere dello Sport”.