Conte “ndez” derbin: Tifozët e Juves që duan të heqin yllin tim janë injorantë! (VIDEO)

Antonio Conte as nuk ka ndërmend që të bëjë paqe me tifozët e Juventusit, duke lëshuar të tjera deklarata të ashpra. Konflikti i fundit ka lindur nga një iniciative e fansave bardhezi për t’i hequr yllin e vendosur në stadiumin “Juventus Stadium”, një debat për të cilin ka reaguar edhe presidenti Agnelli duke e refuzuar peticionin.

 

“Më vjen keq që Agnelli ka ndërhyrë. Ndërhyrja e tij i dha rëndësi një iniciative vulgare. Ishte një gjë injorante, që nuk ka lidhje me vlerat, as që dua t’i komentoj. Faji është edhe i juaji që i jepni hapësirë injorantëve dhe që ushqenin dhunën. Nuk janë tifozë, por injorantë.

Jemi me fat që bëjmë një sort shumë të dashur në botë, duhet të transmetojmë vlera pozitive. Është një sport, jo një luftë, nuk duhet ta harrojmë. Jam në një klub që e urren dhunënë. Në Angli nuk ka kështu gjërash”, deklaroi Conte. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP