Conte po fiton titullin, por Napoli nis kontaktet me Allegrin

Napoli është vetëm një fitoreje larg titullit kampion, pas një sezoni shumë të luftuar në Serinë A italiane. Megjithatë, ndonëse trajneri Antonio Conte po rikthen trofeun, e ardhmja e tij duket larg Napolit.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, javën e kaluar ka pasur një takim mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe trajnerit Massimiliano Allegri. Ky i fundit shihet si pasuesi i Contes te Napoli dhe vendimi pritet të vijë në ditët e ardhshme, kur të jetë mbyllur kampionati.

Conte ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa e ardhmja e tij përflitet te Juventusi, skuadër me të cilën ka një lidhje të ngushtë, për shkak të të kaluarës si trajner dhe lojtar aty.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?