Tottenham shkarkon trajnerin Espirito Santo, Conte fluturon për në Londër
Humbja e fundit 0-3 ndaj Manchester United i dha goditjen e fundit Nuno Espirito Santo, i cili është shkarkuar zyrtarisht nga detyra si trajner i Tottenhamit. Vendimi u mor për shkak të rezultateve të dobëta.
Drejtuesit e klubit londinez kanë zgjedhur Antonio Conten, si pasuesin e Santos në krye të skuadrës. Kontaktet janë në fazë shumë të avancuar, aq sa mediat italiane shkruajnë që strategu italian do të niset me avion privat në orët e ardhshme.
Klubi anglez provoi nënshkrimin e tij verën e kaluar, por trajneri italian e refuzoi ofertën. Conte do të nënshkruajë një kontratë për një sezon e gjysmë, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në sezon. Paratici ndërkohë i ka garantuar 3-4 transferime të rëndësishme në merkaton e janarit.