Conte: Të shtrëngojmë dhëmbët, ja përse e refuzova Romën në verë
Antonio Conte ka kërkuar që skuadra e tij të “shtrëngojë dhëmbët” pasi e presin dy ndeshje të vështira ndaj Romës në kampionat dhe mas ndaj Barcelonës në Champions League. Strategu italian ka zbuluar edhe kontaktet që ka pasur me klubin verdhekuq gjatë verës së kaluar.
“Do të jetë një përballje mes dy ekipeve që po bëjnë shumë mirë kohët e fundit. Ata janë në një formë shumë të mirë dhe këtë gjë e kanë konfirmuar edhe pas fitores 3-1 ndaj Veronës. Duhet të bëjmë kujdes pasi Roma ka lojtarë të mirë falë edhe një trajneri që është ambientuar menjëherë në Itali.
Është një ndeshje e vështirësisë së lart për shkak të kundërshtarit. Ata kanë entuziazëm dhe besim. Duhet të jemi gati për të vuajtur në momente të vështira dhe për t’u bërë keq rivalëve kur të kemi topin. Ekipi duhet të ruajë përqendrimin pasi kemi ndeshjet ndaj Romës, Barcelonës, Fiorentinës dhe Genoa-s. Të shtrëngojmë dhëmbët dhe shpresojmë që të arrijmë para pushimeve enë mënyrën më të mirë të mundshme.
Refuzimi i Romës? Me topin kam ruajtur marrëdhënie që nga Europiani. Ai më telefonoi duke më shpjeguar situatën. Unë analizova situatën dhe nuk mendova se ishte momenti për të shkuar te Roma. Në atë moment nuk ishte as Inter apo ndonjë ekip tjetër. Atje është një qytet i bukur, ku shpresoj që të punoj, por nuk ishte moment i duhur”, deklaroi strategu i zikaltërve. /R.Lika-Koha Jone/