Courtois kthehet në problem për Realin, pëson shumë gola
Thibaut Courtois është konsideruar si një nga fajtorët kryesor të momentit katastrofik që po kalon skuadra e Real Madridit në këtë fillim sezoni. Portieri belg pësoi dy gola mbrëmjen e së martës, teksa Emmanuel Dennis në dy shanset që ju ofruar arriti që ta mposhtë. Gjiganti belg është kritikuar shpesh herë për disa gola të pësuar veçanërisht në topat poshtë.
Courtois kaloi tri sezone me skuadrën e Atletico Madridit, duke pësuar 0.81 gola për ndeshje. Në 154 ndeshje pësoi 125 gola. Më pas me Chelsea-n në 154 ndeshje, ai do të pësonte 152 ndeshje, 0.98 për ndeshje.
Mesatarja e golave të pësuar është rritur ndjeshëm te Real Madrid, pasi ka pësuar gol në 43 ndeshje nga 59 në total. Në këtë mënyrë ai ka një mesatare 1.34 gola të pësuar për ndeshje. Më e keqja në karrierë. Vetëm në 12 raste ka arritur që të mos ta nxjerrë topin nga rrjeta. Me Belgjikën ndërkohë në 76 ndeshje, ka një mesatare shumë më të mirë me 0.65 gola për ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/