Courtois ngreh kupën dhe “thumbon” Barcelonën

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois pasi ngriti kupën e kampionit të Spanjës, u kujtua për rivalët e përjetshëm të Barcelonës.

Belgu duket se nuk e ka kapërdirë dot festën e jashtëzakonshme të katalanasve në “Santiago Bernabeu”, pasi fituan “Klasiken” me rezultatin e thellë 4-0, vetëm disa javë më parë.

“Mbaj mend që disa festuan sikur të kishin fituar kampionatin. Thanë që ishin rikthyer. Por, ne ruajtëm qetësinë dhe mundëm Celta Vigon dhe Getafen. Pastaj, përmbysja që bëmë ndaj Sevilla kur po humbnim 2-0 ishte çelësi i suksesit”, tha Courtois.

SHKARKO APP