Cristian Shpendi i bashkohet ekipit kuqezi, në stërvitje pritet nga tranjeri
Ekipi kuqezi vijon përgatitjet për ndeshjet e muajit shtator. Trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë në skuadër portierin e Kombëtares U-21, Simon Simoni, pasi Elhan Kastrati nuk do të jetë i gatshëm për arsye dëmtimi.
Sa i përket grupit, kanë mbërritur gjatë ditës Enis Çokaj dhe Cristian Shpendi, të cilët janë stërvitur rregullisht me skuadrën. Seanca stërvitore ka zgjatur pak më shumë se një orë dhe i gjithë grupi gëzon formë të mirë.
Shqipëria do të luajë më 4 shtator një miqësore ndaj Gjibraltarit në transfertë, me sfidën që nis në ora 18:00, ndërsa më datë 9 shtator kombëtarja do të presë Letoninë në sfidën e kualifikueseve që do të zhvillohet në stadiumin Arenën Kombëtare në orën 20:45.
KOHA JONË SONDAZH

