Cristiano Ronaldo akoma i dashuruar me Irina Shayk?
Cristiano Rolnado dhe Irina Shayk kanë qenë një nga çiftet më të përfolur dhe më të dashur për publikun ndërkombëtar. Por marrëdhënie e tyre mori fund në para 3 vitesh.
Të dy kanë filluar jetën e tyre. Cristiano është babai i 4 fëmijëve dhe është në një lidhje me Georgina Rodriguez ndërsa supermodelja është martuar me Bradly Cooper dhe kanë një vajzë së bashku.
Por mesa duket ndjenjat e futbollistit për 32-vjeçaren nuk janë larguar.
Një shoku i tij ka thënë për The Sun se ai është akoma i dashuruar me Irina Shayk duke thënë: “Ishte ajo që u largua”.
Çifti filloi të dilnin në vitin 2010, por supermodelja i dha fund para 3 vitesh.
“Atij i vjen keq për mënyrën sesi marrëdhënia e tyre përfundoi dhe ende interesohet për jetën e saj,”-tha burimi.
Raportohet se ylli i Realit Madrid dhe Irina janë ndarë sepse kjo e fundit dëshironte një fëmijë. Por 33-vjeçari kishte tashmë një djalë Cristiano Jr dhe ishte i fokusuar në futboll.
“Ai kurrë nuk e mendoi se Irina do të largohej,”-shtoi burimi.
Modelja tani ka një vajzë me aktorin Bradley Cooper dhe burimi u shpreh se Cristiano është xheloz për marrëdhënien e tyre.
Fubollisti është në një marrëdhënie me modelen spanjolle Georgina Rodriguez, 23 vjeç, që nga nëntori 2016.
Georgina lindi në nëntor vajzën e Ronaldos, Alana Martina.
Alana Martina ju bashkua Cristiano Jr, binjakëve dhjetë muajsh Eva dhe Mateo në klanin e Ronaldos.


KOHA JONË SONDAZH

