Cristiano Ronaldo blen dy shtëpi luksoze me vlerë 7 milionë paund në ishull privat

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez vazhdojnë të investojnë në luks. Ylli i Al-Nassr ka blerë së bashku me partneren e tij dy shtëpi superluksoze në një ishull privat ekskluziv, i cili është i arritshëm vetëm me varkë ose hidroavion.

Pas rinovimit të kontratës me Al-Nassr verën e kaluar, marrëveshje dyvjeçare me vlerë rreth 492 milionë paund, Ronaldo ka vendosur të investojë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tij në pasuri të paluajtshme në Arabinë Saudite. Bëhet fjalë për ishullin Nujuma, i vendosur rreth 16 milje larg bregdetit saudit, në mes të Detit të Kuq.

Ishulli luksoz ndodhet afro 800 milje larg Riadit, qytetit ku Ronaldo aktivizohet me Al-Nassr, dhe ofron vila private të projektuara për pushime elitare. Pronat, të cilat vlerësohen rreth 3.5 milionë paund secila, janë ndërtuar mbi ujë dhe të pozicionuara në formë rrethi, duke krijuar një panoramë unike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vilat janë dizajnuar nga arkitekti i njohur britanik Lord Norman Foster dhe mund të arrihen vetëm pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Detit të Kuq, për të vijuar më pas me transport detar ose ajror.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve, Ronaldo dhe Georgina janë ndër të parët që kanë blerë prona në Nujuma, ku çmimet variojnë nga 3 deri në 4.5 milionë paund. Njëra vilë ka tre dhoma gjumi dhe është menduar për përdorim familjar, ndërsa tjetra disponon dy dhoma gjumi.

Ishulli ofron edhe shërbime të tjera luksoze, përfshirë një fushë golfi dhe restorante të nivelit të lartë, ndërsa në të ardhmen parashikohet hapja e 11 resorteve ekskluzive.

Aerial view of the Nujuma, a Ritz-Carlton Reserve, showing overwater villas forming a circular shape and beachfront homes on a white sand island, surrounded by turquoise water.

Aerial view of Nujuma, a Ritz-Carlton Reserve, on a sandy island surrounded by clear turquoise water.

Cristiano Ronaldo and another man looking out at the turquoise water from a deck.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?