Cristiano Ronaldo: E mendoj gjithmonë veten titullar, do të tërhiqem vetëm nëse …

Portugalia ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve, kundër Kroacisë dhe Skocisë. Pjesë e luzitanëve është edhe Cristiano Ronaldo, i cili nuk ka ndërmend të ndalet pavarësisht moshës, madje synon të jetë gjithnjë në fushë.

“Ajo që ndjej në këto momente është se e shoh veten sërish të vlefshëm për ekipin përfaqësues. Kur ta kuptoj se nuk jam më një aset, burim për këtë grup, për këtë përfaqësuese, atëherë do të tërhiqem. Unë e di se çfarë ndjej, se çfarë jam ende i aftë të bëj.

Unë mendoj gjithnjë, se deri në ditën e fundit të karrierës se do të jem titullar. Gjithnjë i kam respektuar zgjedhjet e trajnerit, mbase jo gjithmonë, por kjo ka ndodhur kur ata janë sjell keq ndaj meje. Në çdo rast që do të ketë etike ndaj mese, sjellje profesionale, unë do t’i respektoj gjithnjë trajnerët”, u shpreh Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?