Cristiano Ronaldo: Familja më shtyn të ndalem, por unë kam të njëjtën pasion si dikur!
Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe kufijtë e futbollit. Edhe pse është bërë futbollisti i parë miliarder në histori, portugezi nuk ka ndërmend të ndalet. Gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e Portugalisë, ku u vlerësua me një trofe për karrierën e tij të jashtëzakonshme, ai foli me sinqeritet për pasionin që e mban ende në fushë.
“Familja më thotë të ndalem, por unë vijoj të bëj gjëra të mira për klubin dhe për përfaqësuesen. Kam ende të njëjtin pasion si dikur. E di që nuk do të kem shumë vite përpara, por në ato që kanë mbetur dua të jap maksimumin,” deklaroi Ronaldo.
Kapiteni i Portugalisë, që prej më shumë se 22 vitesh vesh fanellën kuqejeshile, theksoi se emocionet për kombëtaren mbeten po aq të forta sa në ditën e parë:
“Jam prej 22 vitesh në përfaqësuese, mendoj se kjo flet vetë. Sa herë vesh këtë fanellë, ndiej të njëjtin emocion dhe të njëjtën uri për fitore. Nëse do të ishte e mundur, do të luaja vetëm për përfaqësuesen. Kjo është dashuria ime më e madhe,” shtoi Ronaldo.
KOHA JONË SONDAZH

