Cristiano Ronaldo fiton gjithçka: Ende dyshoni për më të mirin?!
|
Viti 2016 ka qënë një ndër më të mirët për të mos thënë më i miri për yllin portugez dhe të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Pas fitores së “Topit të Artë”, ai ka shtuar një tjetër çmim në arkivat e tij, atë të “Globe Soccer”. Ky çmim i cili jepet si individualisht ashtu dhe kolektivisht lojtarit dhe ekipit që ka pasur vitin më të mirë e suksesshëm. Ronaldo u shpall fitues të martën, në Dubai, duke marrë çmimin e lojtarit më të mire. Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, katër herë fituesi i “Topit të Artë” nënvizoi: “Kam fituar gjithçka, ndaj për këdo që ka ende mëdyshje mbi mua, të shohë veprat e Real Madridit dhe kombëtares së Portugalisë në vitin që po mbyllet. Individualisht dhe kolektivisht, ky ka qenë viti im më i mirë deri më tani. Kam fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me Real Madridin, ndërsa me ekipin kombëtar kam fituar titullin e parë të madh (“Euro 2016”) dhe çmimin “Balon Gold”. |
KOHA JONË SONDAZH

