Cristiano Ronaldo infektohet me Covid-19, ja si është gjendja e tij shëndetësore

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas një testi të kryer. Lajmin e ka dhënë federata portugeze e futbollit, sipas së cilës futbollisti është mirë dhe nuk ka asnjë simptomë.

Ai është izoluar dhe nuk do mundet të luajë në ndeshjen e së mërkurës përballë Suedisë. Federata ka bërë të ditur se gjithë skuadra portugeze i është nënshtruar testit të koronavirusit dhe askush nuk ka rezultuar pozitiv përveç Ronaldos.

Ditën e djeshme ai publikoi në Instagram një foto, në të cilën shfaqej në një tryezë të madhe së bashku me miqtë e skuadrës së tij. Gjithashtu ai ka luajtur së fundmi në dy ndeshje me ekipin e Portugalisë për UEFA Nations League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë dy ditë më parë, ylli i futbollit u përfshi në telashe, sepse bashkë me disa nga lojtarët më në formë të Juventusit iu bashkuan ekipeve të tyre kombëtare, pavarësisht rregullave që nuk e lejonin diçka të tillë pas dy rasteve pozitive në stafin e kampionëve italianë.  Si ylli portugez, ashtu edhe disa futbollistë të Amerikës së Jugut përfshirë Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Danilo dhe Rodrigo Bentancur u larguan nga hoteli i ekipit të Juventusit pa pritur rezultatet e tamponit. E gjithë skuadra dhe stafi i Juventusit ishin izoluar nga e shtuna, një procedurë që nuk i ndalon ata të stërviten ose të luajnë, por ndalon kontaktin me personat jashtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?