Cristiano Ronaldo mesazh për fëmijët e Aleppos: Jeni heronjtë e vërtetë

Ylli i njohur i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka shprehur shqetësimin mbi gjendjen e fëmijëve në Sirinë e shpartalluar nga lufta, duke bërë thirrje për ngritjen e një fondi emergjence për Aleppon.

Me anë të një video mesazhi të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, kapiteni portugez thotë: “Përshëndetje! Kjo është për fëmijët në Siri. Ne e dimë që ju keni vuajtur shumë. Unë jam një lojtar shumë i famshëm, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën tuaj. Bota është me ju. Ne kujdesemi për ju. Unë jam me ju”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?