Cristiano Ronaldo ndez polemikat: Vinicius meritonte ”Topin e Artë”

I pranishëm në ceremoninë e çmimeve “Globe Soccer” të zhvilluar në Dubai, Vinicius Jr i Real Madrid u shpall lojtari më i mirë i vitit 2024. Në këtë turne u vlerësua edhe Cristiano Ronaldo si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme.

Pas çmimit portugezi “ndezi sërish xixa” dhe tha se “Topin e Artë” më shumë e meritonte Vinicius, ndërsa trofeu shkoi për Rodrin e Man. City dhe u bojkotua nga Real Madrid.

“Topin e Artë e meritonte Vinicius, nuk ishte një vendim i drejtë për mendimin tim. Edhe Rodri e meritonte, por mendoj se këtë vit e meritonte Vinicius për golin në finalen e Ligës së Kampionëve. Kjo është arsyeja pse më pëlqen ‘Globe Soccer Awards’, prezanton çmimet në mënyrën më të ekuilibruar të mundshme”, tha Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?