Cristiano Ronaldo, në fund të karrierës plane për në SHBA
Çdokush e ka një fund. Teksa po i vjen fundit të karrierës Cristiano Ronaldo ka nisur të mendojë edhe për të dhe dëshiron ta mbyllë në SHBA pasi mund të transferohet në Major League Soccer në vitin 2018, kur t’i përfundojë kontrata që e mban të lidhur prej pesë sezonesh me Realin e Madridit, siç bën të ditur e përditshmja britanike “The Telegraph”. Lajmi është dhënë fillimisht në Shtetet e Bashkuara nga Sports Illustrated që njoftonte se sulmuesi 30 vjeçar është i interesuar për t’u transferuar në një nga qytetet e mëdha të Amerikës, si New York, Los Angeles apo Miami. New York ka aktualisht dy ekipe në MLS, New York Red Bulls dhe New York City pronarët e të cilëve janë respektivisht Manchester City si dhe Yankees. Po ashtu edhe Los Angeles do të ketë 2 klube futbolli në 2018, Los Angelos Galaxy ku do të luajë që nga vera e ardhshme dhe Steven Gerrard si dhe një tjetër skuadër që do të krijohet me mbështetjen e ish basketbollistit të famshëm Magic Johnson. Në këtë transferim hipotetik të yllit portugez përfshihet edhe Miami. Nuk duhet harruar se David Beckham ka marrë të drejtën për krijimin e një skuadre futbolli në këtë qytet dhe si një mjeshtër i marketingut, anglezi është jashtëzakonisht i mikluar për të përfshirë në projektin e tij Cristiano Ronaldon. Shtetet e Bashkuara janë kthyer në vendin e artë për tërheqjen për shumë nga më të mirët e futbollit botëror. David Beckham në Los Angeles, Thierry Henry e David Villa në New York, por dhe Ricardo Kaka në Orlando janë disa nga lëvizjet që nuk mund të befasojnë askënd edhe për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
KOHA JONË SONDAZH

