Cristiano Ronaldo rikthehet në Spanjë si aksionar, blen 25% të Almerías

Cristiano Ronaldo rikthehet në futbollin spanjoll, këtë herë jo si lojtar, por si investitor. Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez vazhdon të zgjerojë horizontin e tij përtej fushës së blertë, duke hyrë zyrtarisht në kapitalin e UD Almeria.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka blerë 25% të aksioneve të klubit andaluzian përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”. Lajmi u zyrtarizua nga drejtuesit e klubit, duke konfirmuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të CR7 në projektin e ri.

Operacioni është pjesë e një strategjie më të gjerë zgjerimi ndërkombëtar të drejtuar nga presidenti Mohamed Al Khereiji, kreu i konsorciumit SMC Group që kontrollon Almerían. “Jemi shumë të lumtur që Cristiano ka zgjedhur klubin tonë për të investuar. Ai është një nga lojtarët më të mirë në histori, njeh shumë mirë futbollin spanjoll dhe e kupton potencialin e projektit tonë, si në ekipin e parë ashtu edhe në akademi”, deklaroi Al Khereiji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe vetë Ronaldo u shpreh entuziast për sfidën e re sipërmarrëse. “Prej kohësh kam ambicien të kontribuoj në futboll edhe jashtë fushës. Almería ka baza të forta dhe potencial të qartë rritjeje. Mezi pres të bashkëpunoj me drejtuesit për ta çuar klubin në fazën e ardhshme të zhvillimit”, theksoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, Almería renditet në vendin e tretë në Segunda División dhe synon rikthimin në La Liga, objektiv që do të përfaqësonte një nisje ideale për projektin e ri ku tashmë është përfshirë edhe ish-ylli i Real Madrid dhe Manchester United.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?