Cristiano Ronaldo synon 1000 gola, vetëm 48 rrjeta është larg rekordit historik!

Cristiano Ronaldo vazhdon marshimin drejt një tjetër rekordi historik: ylli portugez ndodhet vetëm 48 gola larg arritjes madhore të 1.000 realizimeve zyrtare në karrierën e tij, një objektiv që askush tjetër në futbollin modern nuk i është afruar.

Ndryshe nga Pelé, i cili numëronte edhe miqësoret, çdo gol i Ronaldos është i regjistruar në ndeshje të verifikuara zyrtarisht dhe me prova filmike. Në grumbullimin e fundit me kombëtaren e Portugalisë, ai shënoi dopietë ndaj Hungarisë, duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit me 41 gola. Në moshën kur shumica e futbollistëve janë të tërhequr, Ronaldo vazhdon të shtyjë kufijtë e efikasitetit dhe të jetëgjatësisë sportive.

Edhe statistikat individuale flasin qartë: megjithëse nuk është mëngjërash, ai renditet i pesti golashënuesi më i mirë i shekullit me këmbën e majtë, me 181 gola të shënuar. Para tij pozicionohen Messi (744), Hulk (258), Salah (243) dhe Griezmann (191), ndërsa Haaland ndodhet menjëherë pas me 179 gola. Repertori i Ronaldos është i pashembullt: 611 gola me të djathtën, 156 me kokë, 63 nga goditjet e dënimit dhe 177 penallti të realizuara nga 211 të ekzekutuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?