Cristiano Ronaldo tërbohet pas humbjes ndaj Sllovenisë, kërkon dy penallti (VIDEO)

Humbja në miqësoren ndaj Sllovenisë nuk i ka shkuar mirë Cristiano Ronaldos. Kampioni portugez u largua nga fusha i mërzitur, pasi kombëtarja luzitane pësoi disfatën e parë nën drejtimin e trajnerit Martinez.

Ndeshja mes Sllovenisë dhe Portugalisë përfundoi me rezultat 2-0, e vendosur nga golat e Cerin dhe Elsnik. CR7 luajti të gjithë miqësoren, por prania e tij nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Ishte një mbrëmje për t’u harruar për pesë herë fituesin e “Topit të Artë”. Tërbimin e shoqëroi me gjestikulime, madje nuk kurseu as gjyqtarin e katërt me një gjest elokuent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me dy gishta ka treguar dy penalltitë që sipas tij duhej t’i jepeshin kombëtares portugeze. Ronaldo po përgatitet të luajë në Kampionatin Evropian të gjashtë, diçka që askush nuk e ka arritur ndonjëherë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?