Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord historik, duke u bërë një legjendë në botën e futbollit.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS), Ronaldo është bërë lojtari i parë që ka shënuar gol ndaj 200 skuadrave të ndryshme.

Me golin e fundit në humbjen ndaj Al Qadisiyah, ai ka thyer një rekord për të cilin do të duhet dekada apo shekuj për ta thyer. Pavarësisht moshës, Ronaldo po kalon një formë shumë të mirë te Al Nassr, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë tre asiste.

Cr7 ka thënë se dëshiron të bëhet lojtari i parë në histori që shkon në kuotën e 1 mijë golave në karrierë, por deri më tani ka arritur në shifrat e 911 golave. Ronaldo është titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj klubit prej Katari, Al-Gharafa.

SHKARKO APP