Cristiano Ronaldo vendos rekorde të reja në Kupën e Botës 2026
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Në ndeshjen e parë të Portugalisë ndaj Kongos në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026, kapiteni portugez regjistroi disa arritje të jashtëzakonshme që e konsolidojnë më tej statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Në moshën 41 vjeç e 132 ditë, Ronaldo u bë lojtari më i vjetër që ka nisur si titullar një ndeshje në historinë e Kupës së Botës, duke thyer çdo rekord të mëparshëm në këtë kompeticion. Rekordi absolut për lojtarin më të moshuar që ka luajtur në një Botëror vazhdon të mbahet nga Roger Milla, i cili kishte hyrë në fushë si zëvendësues dhe jo si titullar.
Një tjetër moment historik për sulmuesin portugez ishte pjesëmarrja në Botërorin e tij të gjashtë. Ronaldo u bë futbollisti i parë europian që merr pjesë në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, pasi ka luajtur në turnetë e viteve 2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026.
Me këtë paraqitje, kapiteni i Portugalisë barazoi edhe rekordin për numrin më të madh të pjesëmarrjeve në edicione të ndryshme të Kupës së Botës. Ai tashmë ndan këtë arritje me legjendën argjentinase Lionel Messi, me nga gjashtë pjesëmarrje secili në turneun më prestigjioz të futbollit.
KOHA JONË SONDAZH

