Cristiano Ronaldo vijon bojkotin te skuadra e Al Nassr, ja arsyeja

Raporti mes Cristiano Ronaldos dhe autoriteteve të futbollit saudit ka prekur pikën më të ulët, duke u shndërruar në një përballje të hapur që po trondit Saudi Pro League. Ylli portugez, ndonëse ndodhet në kushte fizike të shkëlqyera, po mendon seriozisht ta zgjasë “bojkotin” personal, duke munguar edhe në sfidën shumë delikate kundër Al Ittihad, pasi kishte braktisur tashmë ndeshjen e fundit ndaj Al Riyadh.

Në qendër të protestës qëndron ndjenja e thellë e “tradhtisë” që CR7 pretendon se ka përjetuar nga fondi PIF. Sipas Ronaldos, drejtuesit kanë favorizuar hapur rivalët e Al Hilal-it, të përforcuar ndjeshëm me afrimin e Karim Benzemas, ndërsa kanë lënë pas dore merkaton e Al Nassr-it.

Situata rrezikon të përshkallëzohet edhe më tej, duke vënë në diskutim jo vetëm të ardhmen e Ronaldos në Arabinë Saudite, por edhe ekuilibrat e gjithë kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?