Cruzeiro bie nga kategoria, tifozët shkatërrojnë stadiumin

Cruzeiro nuk do ta harrojë kurrë datën 8 dhjetor, pasi për herë të parë në historinë legjendare prej 98 vitesh të klubit provoi rënien nga elita e futbollit brazilian.

Cruzeiro u mund 0-2 në ndeshjen ndaj Palmeiras, duke konfirmuar rënien një kategori më poshtë. Kaq mjaftoi që tifozët e klubit legjendar të shpërthejnë kundër skuadrës së tyre, me ndeshjen që u ndërpre në minutën e 85.

Mbështetësit e Cruzeiros shkatërruan stolat e stadiumit, hodhën sende të forta në fushë dhe mjete pirroteknike. Lufta u zhvendos edhe jashtë ambienteve të stadiumit, ndërsa vijoi për orë të tëra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?