Crystal Palace i thotë “jo” ofertës së Juventusit për Mateta-n

Crystal Palace ka refuzuar ofertën e Juventusit për sulmuesin francez Jean-Philippe Mateta, duke bllokuar për momentin transferimin e tij në Torino. Klubi londinez nuk është bindur nga propozimi i bardhezinjve, të cilët kishin ofruar një huazim me pagesë prej 2 milionë eurosh, me detyrim blerjeje në vlerën 28 milionë euro, të kushtëzuar me kualifikimin në Europa League sezonin e ardhshëm.

Sipas burimeve pranë negociatave, Crystal Palace e vlerëson kartonin e Mateta-s në jo më pak se 40 milionë euro dhe është i gatshëm të marrë në konsideratë vetëm një shitje të menjëhershme përfundimtare. Për këtë arsye, bisedimet mes dy klubeve kanë hyrë në një fazë bllokimi dhe për t’i rihapur ato do të nevojitet një ofertë e përmirësuar nga Juventusi.

Ndërkohë, nga ana e lojtarit nuk ka pengesa. Mateta ka arritur tashmë një marrëveshje personale me Juventusin për një kontratë katërvjeçare dhe është i gatshëm të transferohet në Serie A. Topi tani mbetet në fushën e drejtuesve bardhezinj, të cilët duhet të vendosin nëse do të rrisin ofertën për të bindur Crystal Palace.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?