Crystal Palace shkruan historinë, fiton trofeun e parë pas 120 vitesh

Crystal Palace ka shkruar historinë në futbollin anglez duke fituar për herë të parë FA Cup. Në një finale emocionuese në Wembley, skuadra e drejtuar nga Oliver Glasner mposhti 1-0 Manchester City-n, duke ngritur trofeun e parë në historinë e klubit.

Heroi i ndeshjes ishte Eberechi Eze, i cili në minutën e 16-të realizoi një gol spektakolar me një goditje fluturimthi pas asistit të Muñoz. Manchester City, që kishte fituar vetëm Community Shield këtë sezon, pati mundësinë ideale për të barazuar rezultatin, por Omar Marmoush humbi një penallti në minutën e 36-të.

Kështu, ëndrra e Eagles u bë realitet, ndërsa City mbyll sezonin nën pritshmëritë, me vetëm një trofe.

SHKARKO APP