Çudia shqiptare/ Ambulanca vonon ndeshjen e Superligës
Ndeshja mes Luftëtarit dhe Laçit është detyruar të shtyhet për 10 minuta. Shkak për këtë spostim është bërë mungesa e makinës së ambulancës, e detyrueshme për të qenë prezente në çdo ndeshje.
Ky takim është zhvendosur të luhet në stadiumin e qytetit të Ballshit dhe duke qenë se Luftëtari si organizator i kësaj ndeshje është i detyruar të luaj jashtë Gjirokastrës ka ardhur dhe ky gabim i çuditshëm.
Lojtarëve të dy ekipeve i është dashur të presin më tepër se 10 minuta.
Delegati i ndeshjes e ka thënë prerazi që takimi nuk do të nisë pa ardhur ambulanca dhe kaosi ka përfshirë të dy ekipet. Vetëm pasi ka ardhur ambulanca ndeshja është lejuar të nisë./newsport