Daja prezantohet te Skënderbeu dhe premton…

Ilir Daja zyrtarizohet trajneri më i ri i kampionëve në fuqi, pasi sot Presidenti Ardjan Takaj, e prezantoi Dajen përpara ekipit. Është kjo lëvizja e parë që bën skuadra e Skënderbeut, që në ditën e para të vitit.

Presidenti ka bërë me dije se Ardi Mema do të jetë ndihmësi i trajneri kryeqytetas, ndërkohë që janë vendosur edhe objektivat për gjysmën e dytë të sezonit.

“Më kanë respektuar duke me besuar stolin e Skënderbeut dhe që sot jam këtu. Kemi skuadër të mirë dhe do të luftojmë për të fituar titullin kampion”, ishin fjalët e para të trajnerit kryeqytetas në krye të korçarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Udhëtimi drejt Italisë për italianin Agostinelli në natën e Krishtilindjeve ka qenë vetëm vajtje, pasi drejtuesit korçarë skuadrën tashmë ia kanë besuar Ilir Dajës. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?