Daja: Skenderbeu i fortë, por do të bëjmë dhe merkato
Vetëm 1 ditë pas miqësores ndaj Bursasporit që përfundoi në barazim pa gola, Skënderbu iu rikthye stërvitjes duke zhvilluar seancën e radhës në Antalya të Turqisë, vendgrumbullim që është përzgjedhur nga drejtuesit e klubit korcar për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit. Këtë të Hënë në Antalya, me skuadrën u bashkua edhe sulmuesi i Hamdi Salihi,ndërkohë që në provë te Skënderbeu janë afruar tre futbollistë të rinj, rumuni Cornel Petrescu si dhe dy 19-vjecarët e talentuar kanadezi Hanson Bokai dhe nigeriani Charles. Trajneri Ilir Daja i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e kampionëve, është i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion por një prononcim ekskluziv për Supersport nga Antalya, 50-vjeçari kryeqytetas nënvizoi se pret diçka edhe nga merkato.
“Jam i kënaqur me përgatitjet duke filluar nga kushtet që janë optimale, është kompletuar edhe grupi, me ardhjen e Salihit. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë që ka fituar 6 tituj kampion radhazi. Por natyrisht kemi nevojë për përforcime pasi kampionati është i gjatë dhe duke patur parasysh që objektivi ynë është titulli kampion, duhet një grup i kompletuar me 2 alternativa për çdo repart, sepse kampionati ka dhe skualifikime apo dëmtime”.
Ndaj Bursasporit, Skënderbeu zhvilloi miqësoren e parë në tokën turke. Një barazim 0-0 ndaj një skuadre shumë të fortë të Superligës turke. Daja ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij.
” Në ndeshjen miqësore ndaj Bursasporit e kemi trajtuar në dy plane. Skuadra u paraqit mirë, më pëlqeu paraqitja e lojtarëve në aspektin individual, kjo edhe për faktin se bashkëpunuam mirë si skuadër. Disa lojtarë i njoh, pasi i kam stërvitur edhe vetë por i kam patur dhe kundërshtarë, por është tjetër gjë ti stërvitësh vetë”.
Në Antalya kampionët e 6 viteve të fundit, do të zhvillojnë dhe dy takime të tjera miqësore ndaj dy skuadrave azere Sumqaiyt dhe Qarabagut të Ansi Agollit. Në këto dy sfida por edhe në vazhdimësinë e sezonit, objektivi i Dajës është që skuadra të përmirësohet në sulm.
” Do të mundohem të zhvillojmë një futboll më sulmues, por për ta bërë dicka të tillë ,lojtarët duhet të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre sulmuese dhe ato mbrojtëse. Shpresojmë që me rifillimin e kampionatit skuadra ta gjejë me më tepër lehtësi golin, po punojmë në këtë aspekt dhe mendoj se do t’ia arrimë qëllimit.
KOHA JONË SONDAZH

