Daku shënon sërish për Rubin Kazan, gol spektakolar ndaj Akron Togliatti (VIDEO)
Mirlind Daku vazhdon të shkëlqejë në kampionatin rus. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren e Rubin Kazan ndaj Akron Togliatti, duke realizuar një gol të bukur nga distanca që nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar.
27-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer, me 8 gola të shënuar në 9 ndeshje të këtij sezoni. Ky është viti i tretë i Dakut me fanellën e Rubin Kazan, ku po konfirmohet si një nga pikat më të forta të skuadrës.
Another goal from Daku today. 🚀⚽️ pic.twitter.com/2eFXD2XIoe
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) September 20, 2025
KOHA JONË SONDAZH

