Dalic rinovon kontratën me Kroacinë deri në Europianin e ardhshëm

Zlatko Daliç do të vijojë që të jetë edhe për shumë kohë në krye të Kroacisë. Pasi arriti një tjetër kualifikim historik për në Kupën e Botës 2022, 55-vjeçari shpërblehet nga Federata e Futbollit të vendit ballkanas me një rinovim të gjatë.

Siç bëri të ditur sot, Daliç do të jetë në krye të Kroacisë të paktën deri në Europianin e ardhshëm, pra firma është konfirmuar për  vite të tjera që do të thotë 2 kompeticione të tjera me të në krye.

Trajneri kroat mori drejtimin e kombëtares në tetor të 2017 duke udhëhequr ballkanasit në një vend të dytë historik në Botërorin e Rusisë në 2018 ku u mund nga Franca në finale.

SHKARKO APP